| Mustafa Dragusha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mustafa Dragusha |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1876 |
| Datë Vdekja: | 8/03/1948 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Avokat” |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Akuzën e përgatitjes dhe pjesëmarrjes në Lëvizjen e Postribës në bashkëpunim" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Data Ekzekutimit: | 8/03/1948 |
Lindi më 1876, në Shkodër. Pjesmarrës në lëvizjen e Postribës, shtator 1946. U arrestua nga Dyl Zaja; në qeli, agjentët ngulnin këmbë të nxirrnin prej Cafit të dhëna rreth zhvillimit të mbledhjes së Postribës, ose të nënshkruante një deklaratë, ndonëse nuk kishte qenë i pranishëm. Hetuesia me F. Kapisyzin kërkonin prej tij të dëshmonte kundër Cin Serreqit duke e akuzuar si “avokat” të tij; përkrahës të Partisë Demokristiane. Më 8 dhjetor 1947, Gjyqi Ushtarak zhvilluar në Shkodër e dënoi me vdekje pushkatim "për akuzën e përgatitjes dhe pjesëmarrjes në Lëvizjen e Postribës në bashkëpunim". Me 8 Mars 1948, rreth orës 4.45’ u pushkatua. Si njeri i besimit, u fal me tespi në dorë, deri çastin e fundit. Fjala e fundit e tij para pushkatimit ishte “Rrnoftë Shqipnia!”
