| Mustafa Cuka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mustafa Cuka |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Macukull ,Mat |
| Vendbanimi: | Mat |
| Datëlindja: | 5/10/1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/6/1945 |
| Akuza: | «Ka dezertuar nga ushtria» |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | 2 korrik , Gjykata Ushtarake e Beratit |
Lindi më 5 tetor të vitit 1920, në fshatin Macukull të Matit. U arrestua më 18 qershor 1945, dhe më 2 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «se ka dezertuar nga ushtria», dhe e dënoi «me 20 vjet burg, me punë të detyruar, humbjen e nderit ushtarak dhe të drejtave civile, baraz me kohën e ndëshkimit».
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 388
