Musledin Glina | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Musledin Glina |
Atësia: | Ibrahim |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1933 |
Datë Vdekja: | 19/12/2018 |
U arrestua në moshën 17-vjeçare. Akuzohej bashkë me disa të rinj të tjerë se kishin pasur qëllim “diskreditimin e policisë dhe pushtetit popullor”, duke organizuar një “grup kundërshtar” që bënte mbledhje, agjitonte, hidhte parulla e dëmtonte pasurinë socialiste, “nënvlerësonte forcat e kampit demokratik përpara forcave imperialiste”, ndante trakte në Pogradec e Korçë, etj.
Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe 3 vjet heqje të të drejtave elektorale, pas kryerjes së dënimit.
U arratis nga kampi i Nizhavecit, bashkë me Ylvi Prodanin dhe Ferit Kapollarin.
Sipas familjes, Musledin Glina vdiq më 19.12.2018 në Karlsruhe të Gjermanisë.
Burimi: https://kujto.al/1951-arratisja-e-tre-te-rinjve-nga-kampi-i-nizhavecit-dhe-dalja-ne-boten-e-lire/