| Musa Gjylbegu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Musa Gjylbegu |
| Atësia: | Shaqir |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1902 |
| Profesioni: | Politikan |
| Datë Vdekja: | 1950 |
| Vënd Vdekja: | Burg |
| Zhdukja | |
| Akuza: | "Eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë” |
| Dënimi: | Burg të përjetshëm |
| Vendimi: | Nr. 193, 10 maj 1947, Gjykata Ushtarake Tiranë |
Politikan. Lindi më 1902, në Shkodër. Diplomuar për Agronomi në Mynih, Gjermani. Ka mbajtur funksione të larta, deri Ministër i Punëve Botore (1944). Më 10 maj 1947, me vendim nr. 193, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë”, me burg të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. Vdiq në burgun e vjetër të Tiranës, më 1950.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 356-357
