| Murat Merkaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Murat Merkaj |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/8/1974 |
| Fundi i Internimit: | 10/2/1979 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Vlorë, në vitin 1939. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Velçë të Vlorës, prej datës 10 gusht 1974 deri më 10 shkurt 1979.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 296
