| Murat Ismailaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Murat Ismailaj |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1925 |
| Datë Vdekja: | 13/2/1952 |
| Vënd Vdekja: | Peshkë, Tiranë |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 13/2/1952 |
| Vendi Ekzekutimit: | Peshkë, Tiranë |
Lindi në vitin 1925, në Korçë. Shifrant në seksionin e punëve të brendshme, Tropojë. U arrestua më 14 gusht 1950 dhe më 30 dhjetor po të atij viti, me vendimin nr. 103, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për “krime kundër shtetit”, se “ka kaluar kufirin dhe është rekrutuar nga UDB” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim. U ekzekutua më 13 shkurt të vitit 1952, në Peshkës, fshat në juglindje të Tiranës.
Fondi 1, viti 2014, dosja 18, fl. 449-450; Fondi 1, viti 2014, dosja 24, fl. 29-30, 108-109.
Burimi: Fondi 1, viti 2014, dosja 18, fl. 449-450; Fondi 1, viti 2014, dosja 24, fl. 29-30, 108-109
