| Muho Gjergji | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muho Gjergji |
| Atësia: | Mehdi |
| Vendlindja: | Gusmar, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1905 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e arratisur, propaganduar se do ta ndryshonte situatën, u ka dhënë kriminelëve listën e anëtarëve të Partisë dhe të Patriotëve në mënyrë që diversantët të bënin atentate kundra tyre" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 49, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në 1905, në Gusmar të Tepelenës. Më 19 prill 1950, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "se ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e arratisur, ka propaganduar se do ta ndryshonte situatën, u ka dhënë kriminelëve listën e anëtarëve të Partisë dhe të Patriotëve në mënyrë që diversantët të bënin atentate kundra tyre", me 15 vjet burg, me punë të detyruar dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 347; D. 12, FL. 188-189
