Muharrem Protoduari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Muharrem Protoduari |
Vendlindja: | Berat |
Datëlindja: | 1955 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1977 |
Akuza: | "Anëtar i një grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve" |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1/1978 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Beratit |
Lindi më 1955, në Berat. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Luftar Protoduarin [shih], Riza Hazizin [shih] dhe Ushtar Çobon [shih], si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Në janar 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit e dënoi në bazë të neneve 76 (përhapje e sekretit shtetëror) e 28 të Kodit Penal, me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389