| Muharrem Mazreku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muharrem Mazreku |
| Vendlindja: | Voksh ,Kosovë |
| Vendbanimi: | Kosovë |
| Datëlindja: | 1927 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 29/8/1951 |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje në Jugosllavi, se si agjent i U. D. B.-së Jugosllave ka grumbulluar informata me karakter sekret shtetëror" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4 |
| Data e Vendimit: | 16/1/1952 |
| Gjykata: | Gjykata e Ushtarake e Durrësit |
| Data e Lirimit: | 3/3/1967 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 5/9/1967 |
| Akuza: | "Tentativë të kalimit të kufirit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 8/8/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Vlorë |
| Data e Lirimit: | 1972 |
Lindi në Voksh të Kosovës, në vitin 1927. U arrestua më 29 gusht 1951, dhe me vendim nr. 4, datë 16 janar 1952, Gjykata e Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje në Jugosllavi, se si agjent i U. D. B.-së Jugosllave ka grumbulluar informata me karakter sekret shtetëror" dhe e dënoi me 20 vjet burg me punë të detyruar. U lirua më 3 mars të vitit 1967 me plotësim kohe. U arrestua sërish më 5 shtator të po atij viti, dhe me vendim nr. 24, datë 8 gusht 1967, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për "tentativë të kalimit të kufirit" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 250
