| Muharrem Mane | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muharrem Mane |
| Vendlindja: | Filat, Greqi |
| Vendbanimi: | Greqi |
| Datë Vdekja: | 9/8/1960 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në Filat, Greqi. U arrestua në dhjetor 1946. Me vendim nr. 737, 5 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 3 vjet burg. U fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949. Më 16 dhjetor 1955, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut" me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Vdiq në burg më 9 gusht 1960.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 193
