| Muharrem Kruja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muharrem Kruja |
| Atësia: | Dergut |
| Vendlindja: | Peqin |
| Vendbanimi: | Peqin |
| Datëlindja: | 1910 |
| Datë Vdekja: | 1949 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Lindi më 1910, në Peqin. Më 5 dhjetor 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi për motive politike më 1949.
Ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të organizatës kundër pushtetit komunist "Grupi i rezistencës" në Peqin.
Familja nuk e mësoi kurrë çfarë ndodhi me të.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 350
