| Muharrem Beqja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muharrem Beqja |
| Atësia: | Sait |
| Vendlindja: | Oblikë, Shkodër |
| Datëlindja: | 1917 |
U lind në vitin 1917 në Oblikë. Shtresë e mesme fshatare. U arrestua më 16.10.1946. U akuzua për pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës së 9 shtatorit 1946 dhe u gjykua në Shkodër, me një grup prej 8 personash, në një nga proceset e shumta për këtë ngjarje.
Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me privim lirie përjetë, punë të detyruar dhe humbjen përgjithmonë të të drejtave politike e civile.
