Lindi në vitin 1919, në Libohovë. U arrestua në shtator 1945 dhe u dërgua në birucat e Burgut të Ri të Tiranës. Në korrik të vitit 1946, në çastin që të burgosurit kishin dalë në oborr, goditi për vdekje policin gardian. Doli në oborr duke thirrur: «Poshtë komunizmi!». U përpoq të kalonte murin e lartë rrethues, por më kot. Pastaj u fut në një dhomë policie dhe u armatos. Ra alarmi. Thirrjes për dorëzim iu përgjigj me të shtëna nëpërmjet dritares. Askush nuk guxoi të afrohej. Kjo gjendje vazhdoi më se një orë, derisa mbërriti zv. Prokurori i Përgjithshëm, kolonel Bilbil Klosi, që kërkoi me çdo kusht kokën e tij. Më në fund, një nën-oficer hipi mbi çatinë e gazermës, hoqi një tjegull dhe hodhi brenda një granatë. Në vitin 1995, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen «Martir i Demokracisë».

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 271

Muharrem Bejleri në vitin 1941 shkon në Kosovë, ku punon në bashkinë e Prizrenit. Aty njeh një vajzë ku dhe martohet. Dhjetor të 1944 kthehet në Shqipëri. Arrestohet për arsye se nuk i pelqente faktori Jugosllav në Shqipëri. Pas 10 muajsh turturash nga më të egrat që njihte shoqëria, ai mori një vendim fatal ku godet për vdekje policin gardian. Ekzekutohet më dat 31 gusht 1946.  
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.