Muhamet Puka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Muhamet Puka |
Atësia: | Qazim |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 16/11/1965 |
Vendimi: | Nr. 18 |
Data e Vendimit: | 7/3/1964 |
Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
Data e Lirimit: | 29/7/1974 |
Lindi në Shkodër, më 20 shkurt 1941. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave për ndarjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike nga ato ordninere, komisioni në mbledhjen e datës 30 mars 1994, vendosi ndarjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Qarkut Shkodër, duke u bazuar në vendimin nr. 18, datë 7 mars 1964, për ish të dënuarin Qazim Muhamet Puka, duke i njohur atij dënimin për motive politike për periudhën nga 16 nëntori 1965, deri më 29 korrik 1974.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 393