| Muhamet Prodani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhamet Prodani |
| Vendlindja: | Psar, Kolonjë |
| Datëlindja: | 9/4/1922 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Sabotim të kryer në bashkëpunim, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 5 |
| Data e Vendimit: | 1/6/1983 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në Psar të Kolonjës, më 9 prill 1922. Me vendim nr. 5, datë 1 qershor 1983, Gjykata e Lartë Ushtarake ( Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «sabotim të kryer në bashkëpunim, agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, heqjen e të drejtës së zgjedhjes, si dhe internim për 5 vjet kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 23 shtator 1982.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 384
