| Muhamet Gjonzeneli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhamet Gjonzeneli |
| Vendlindja: | Tragjas, Vlorë |
| Vendbanimi: | Tragjas |
| Datëlindja: | 1908 |
| Datë Vdekja: | 1978 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/12/1944 |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1968 |
Lindi më 1908, në Tragjas, Vlorë. Duke qenë nën ndikimin e Skënder Muços, rreshtohet në formacionet e Ballit Kombëtar. U arrestua më 24 dhjetor 1944, në Vlorë. U gjykua si kriminel lufte në shtator 1945, u dënua me 30 vjet burg; u lirua më 3 qershor 1956. Më 1968 u internua nga Vlora në Tragjas. Vdiq më 1978.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, FL. 44-45; Tribuna Shqiptare, 19 gusht 2014
