| Muhamet Fejzo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhamet Fejzo |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/3/1951 |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një organizatë kundërshtare me bashkëveprim" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 34 |
| Data e Vendimit: | 19/9/1951 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1960 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 14/9/1960 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1966 |
Lindi në Shkodër, në vitin 1935. U arrestua më 13 mars 1951, dhe më 19 shtator të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor se "ka marrë pjesë në një organizatë kundërshtare me bashkëveprim" dhe e dënoi me 12 vjet privim lirie. Me vendimin e Gjykatës Ushtarake të Shkodrës nr. 34, datë 21 nëntor 1955, u vendos lirimi i tij nga burgu me kusht. U arrestua sërish më 1960, dhe më 14 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 405-406
