| Muhamet Agolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhamet Agolli |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 10/3/1917 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 27/4/1949 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 10 mars të vitit 1917, në Korçë. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si "armik i popullit" dhe "sabotator i pushtetit", dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. Më 27 prill 1949, dënimi iu ul në 4 vjet heqje lirie.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 515.
