Muhamed Malo | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Muhamed Malo |
Vendlindja: | Kavajë |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 2/9/1936 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 22/11/1983 |
Fundi i Internimit: | 22/11/1988 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 2 shtator të vitit 1936. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në rrethin e Shkodrës, prej datës 22 nëntor të vitit 1983 deri më 22 nëntor të vitit 1988.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 177