| Mitro Foti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mitro Foti |
| Vendlindja: | Nivicë-Bubar, Sarandë |
| Vendbanimi: | Sarandë |
| Datëlindja: | 1900 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i populliit" |
| Vendimi: | Nr. 10 |
| Data e Vendimit: | 16/3/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Ka ndihmuar dhe strehuar të arratisurit, ju ka dhënë ushqime, ka marrë postë dhe e ka shpënë në grupin e Sarandës" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 115 |
| Data e Vendimit: | 18/4/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 1900, në Nivicë-Bubar, Sarandë. Më 16 mars 1945, me vendim nr. 10, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si "armik i popullit", me 1 vit punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet. Më 18 prill 1947, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "se ka ndihmuar dhe strehuar të arratisurit, ju ka dhënë ushqime, ka marrë postë dhe e ka shpënë në grupin e Sarandës", me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1615
