| Miti Topija | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Miti Topija |
| Atësia: | Kristo |
| Vendlindja: | Berat |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 1923 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 8/9/1947 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 9 |
| Data e Vendimit: | 10/1/1948 |
Miti Kristo Topija (1923), lindur e banues në Berat, u arrestua më 8.9.1947, u dënua me 10 vjet burgim. Ai ishte pjesë e një “grupi” që mendohej se ishte i lidhur me anglo-amerikanët për rrëzimin e të ashtuquajturit “pushtet popullor”. Çështja e këtij “grupi” u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit, me veprim në Berat. U gjykua me një grup të përbërë nga 14 persona.
Burimi: Kastriot Dervishi, "Vexhi Buharaja, orientalisti, shkrimtari e përkthyesi i burgosur nga komunistët"
