Gjatë pushtimit fashist, ka ndihmuar forcat nacionaliste dhe partizanët për çlirimin e Shqipërisë. Në vitet 1942-43, ishte kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Tepelenën dhe ka strehuar në shtëpinë e tij partizanët e Çetës Plakë të Mallakastrës dhe ato të Brigadës së Parë. Pas Çlirimit, u akuzua si bashkëpunëtor i grekëve dhe u dënua me vdekje. I biri shkoi në Tiranë, takoi Mehmet Shehun dhe i kërkoi pse ishte dënuar i ati kur kishte mbështetur luftën nacionalçlirimtare. Mehmeti i premtoi se do ta shihte këtë pune dhe vertet që dënimin ia kthyen nga pushkatim në dënim të përjetshëm. Në vitin 1953, në një inspektim që Mehmet Shehu bënte, si minister i Brendshëm, në burgun e Burrelit e pa Miston dhe e pyeti pse ishte akoma në burg. Po atë vit, ndoshta me ndërhyrjen e Shehut, Mistoja u lirua. Nga viti 1953 deri 1966 , jetoi në Fier dha pastaj u internua në Shtyllas ku vdiq më 1968. Djemtë e tij, së bashku me familjet, qëndruan në internim për 25 vjet derisa u përmbys komunizmi.
Burimi: Nga familja