I lindur në Manastir (Jugosllavi) dhe banues në Tiranë. Shkollën fillore e kreu në Austri, të mesmen në Shkollën Teknike të Tiranës dhe studimet e larta, në Padova të Italisë. Zotëronte gjermanishten, italishten dhe anglishten. Punoi në Ministrinë Botore. U arrestua në vitin 1945, por u lirua për mungesë provash. Thirret në punimet për tharjen e kënetës së Maliqit ku pas disa muajsh, në 29 tetor 1946, u arrestua.

Në 21 nëntor në kinemanë Nacional në Tiranë nis gjyqi kundër tij dhe grupit të teknikëve të akuzuar si sabotatorë. Pak ditë më parë, kishte përfunduar procesi ndaj grupit të parë të inxhinierëve dhe teknikëve të akuzuar gjithashtu për sabotim në punimet e tharjes së kënetës së Maliqit.

U dënua me vdekje. Ekziston një shkresë e datës 3 dhjetor 1946, ku Enver Hoxha miraton dënimin e Mirush Përmetit nga Gjykata e Lartë dhe në disa burime kjo shënohet si data e ekzekutimit. Pjetër Pepa, në librin e tij "Dosja e diktaturës", shkruan se u ekzekutua më 21 janar 1947.

Burimi: https://kujto.al/enver-hoxha-me-3-dhjetor46-ekzekutojini-aleks-vasilin-e-mirush-permetin/

Dokumente

Burimi: Dosja e diktatures, Pjeter Pepa, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Grupi i “sabotatorëve të kënetës së Maliqit”, dëshmia e gazetares Zyraka Mano, që ishte gruaja e inxhinierit

Në nëntorin e 1946, lajmi më i madh në Tiranë ishte gjyqi ndaj atij që Lexo më shumë