Mirush Osmani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mirush Osmani |
Atësia: | Mustafa |
Vendlindja: | Kardhiq, Gjirokastër |
Vendbanimi: | Gjirokastër |
Datëlindja: | 23/5/1960 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 14/12/1980 |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 32 |
Data e Vendimit: | 6/5/1981 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Data e Lirimit: | 2/10/1987 |
Lindi më 17 maj 1960, në Kardhiq të Gjirokastrës. Me vendim nr. 32, datë 6 maj 1981, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 (ose 12) vjet burg. E dërguan fillimisht në burgun e Spaçit dhe në vitin 1983 në atë të Qafë-Barit, ku mori pjesë edhe në revoltën e majit të vitit 1984. Kreu 7 vjet burg dhe u lirua më 2 tetor 1987, pas uljeve të dënimit që përfitoi me amnisti dhe punë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 158.
Burimi: Rrëfimi i Mirush Osmanit, në ciklin “Zërat e Kujtesës”