Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1910. Me vendim nr. 193, datë 12 prill 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se ka qenë «kundër reformave të pushtetit», duke qenë element i pakënaqur, dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Sipas vendimit nr. 193 të Gjykatës së Lartë nuk ëstë dënuar me konfiskim të pasurisë. U arrestua më 23 tetor 1950.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 318.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.