| Miraka Martini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Miraka Martini |
| Atësia: | Gjin |
| Vendlindja: | Iballë, Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Datëlindja: | 1924 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | " Ka qene i lidhur me kriminelët e luftës" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 554 |
| Data e Vendimit: | 29/11/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Ka propoganduar kundër pushtetit popullor, ka strehuar diversantë" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 30/12/1977 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1924. Me vendim nr. 554, datë 29 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se ka marrë pjesë në vrasjen e Vat Marashit nga Berisha, se ka qenë i "lidhur me kriminelët e luftës", dhe e dënoi me 5 vjet burgim. Më 30 dhjetor 1977, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor se ka "propoganduar kundër pushtetit popullor" dhe ka "strehuar diversantë", dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 235
