Lindi më 1900, në Hotovë, Përmet.

Sipas studiuesit Dr.Thoma Shkira, Mina Dhame përfundoi shkollën fillore në fshatin e lindjes dhe u mor me punë të ndryshme. Gjatë periudhës 1922-1926, punoi në Janinë dhe për periudhën 1930-1936 punoi si emigrant në Konstandinopojë, por më pas u largua mbasi u rrit ndjeshëm presioni ndaj të krishterëve. Më 1928 u martua me Afrovitin nga fshati Bënjë i Përmetit, me të cilën pati 5 fëmijë: Dhoksinë, Thomaidhën, Vangjelin, Antigonin dhe Janin.

Gjatë periudhës së kohës 1936-1938, Minai kreu dy vjet studime në Janinë për prift. Në vitin 1938 u dorëzua prift në fshatin Lipë të Përmetit. Nga 1939-1943 shërbeu si prift në fshatrat e eparkisë së Beratit. Nga 1944-1946 shërbeu si prift në fshatrat e Përmetit. Nga 1947 deri më 1953 ishte zëvendës i Mitropolisë së Përmetit. Më 1953, sistemi Komunist e gjykoi nëpërmjet Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës. Më 1954 Gjykata e Lartë e Tiranës i pakësoi dënimin nga 20 vjet në 10 vjet burgim.

Liruar nga burgu më 3 prill 1961.

Pas burgimit punoi përsëri si prift pa rrogë në Përmet deri në vitin 1966, atëherë kur sistemi komunist goditi fenë.

Ndërroi jetë më 27 maj 1987 në qytetin e Përmetit.

Studiuesi Shkira shkruan se një pjesë e klerikëve ortodoksë ose familjarët e tyre luftuan kundër forcave nazi-fashiste, siç ishte vajza e madhe e At Mina Dhames, e cila u kap nga gjermanët pasi shpëtoi një shoqe të saj. U pushkatua pas organizimit prej saj të revoltës në kampin e përqëndrimit në Selanik dhe trupi i saj nuk u gjet.

 

Burimi: Dr.Thoma Shkira dhe AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1580.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.