Lindi në Korçë, më 20 maj të vitit 1939. U arratis së bashku me shtetasit Vasil Treni dhe Jani Sterjo për në Greqi, më 26.6.1966. Nga Greqia, kalojnë bashkë me disa të arratisur të tjerë që takuan në Greqi, në Jugosllavi. Synonin që më pas të iknin në vendet e Perëndimit, por pala jugosllave i kthen në Shqipëri duke i dorëzuar në kufi më 18.1.1968.

Më 21 qershor 1968, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për "tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit" dhe për "dorëzim me dashje të sekretit ushtarak në bashkëpunim" dhe e dënoi me njëzet e pesë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë.

U lirua më 12.10.1990 nga Reparti nr.305 Përparim.

Pas daljes nga burgu, shkoi në SHBA. Atje edhe vdiq në Ilinois më 18.10.2021.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 399.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.