| Milto Mëhilli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Milto Mëhilli |
| Vendlindja: | Vuno, Himarë |
| Datëlindja: | 1921 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka drejtuar një grup armiqësor kundër pushtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 157 |
| Data e Vendimit: | 17/6/1947 |
Lindi në Vuno të Himarës, në vitin 1921. Me vendim nr. 157, datë 17 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka drejtuar një grup armiqësor kundër pushtetit" dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtës politike për dy vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 332
