| Mikel Nushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mikel Nushi |
| Atësia: | Jani |
| Vendlindja: | Durrës |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 14/4/1910 |
| Profesioni: | Farmacist |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit, sabotator i pushtetit popullor, tentuar të arratiset jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 6 muaj Burg |
| Vendimi: | Nr. 631 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1946 |
Lindi më 1910, në Durrës. I biri i Janit dhe Elenit. U diplomua në Universitetin e Torinos, në vitin 1935 për Farmaci. Edhe pas disa ofertave pune në Itali e Zvicër, ai u rikthye në Durrës nga dëshira për të ndihmuar vendin e tij. Me vendim nr. 631, 23 nëntor 1946, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës e deklaroi «armik të popullit, sabotator të pushtetit popullor, tentuar të arratiset jashtë shtetit» dhe e dënoi me 6 muaj burg, 1 vit punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike.
Në vitet 1991-1993, punoi vullnetar me kohë të plotë në misionin humanitar Italfor Pellicano në Durrës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 141.
