Një nga djemtë e regjentit të Shqipërisë, Gjon Çobës, diplomat.Lindi më 10 shkurt të vitit 1910, në Shkodër. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Torinos. Më 1936 u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punoi në shërbimin diplomatik deri më 1944. Bashkëpunëtor i Riza Danit . U arrestua më 1946 pse kishte strehuar të vëllain, Ejëll Çobën, dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. Vdiq në Shkodër, më 1969.

 

 

Burimi: Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 320; Ejëll Çoba, Jetë e hum-bun, Tiranë, 2010.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.