Mihallaq Luarasi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mihallaq Luarasi |
Atësia: | Aleks |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Tiranë2 |
Datëlindja: | 16/9/1929 |
Profesioni: | Regjisor, dramaturg |
Datë Vdekja: | 30/10/2017 |
U lind në qytetin e Korçës. Në moshën 14-vjeçare iu bashkua luftës nacionalçlirimtare. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Vuri në skenë disa vepra të suksesshme teatrore dhe opera. Një nga regjisorët më të vlerësuar shqiptarë.
Drama "Njollat e murrme" e cila fitoi flamurin e festivalit në vitin 1969, u kritikua nga Enver Hoxha. Festivali i RTSH-së në fund të vitit 1972, ku ishte regjisor, u bë shkaku përfundimtar për dënimin e tij, duke qenë e 6-a shfaqje e tij që goditej. Kreu 8 muaj hetuesi dhe u dënua me 8 vjet burg që i kreu në Ballsh.
Pasi fitoi lirinë, punoi si bojaxhi në Tiranë. Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Edi Luarasi nuk pranoi të divorcohej nga ai dhe si pasojë e detyruan të punojë si rrobaqepëse.
Mihal Luarasi iu kthye aktivitetit artistik pas viteve '90.