| Mihal Gjoka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mihal Gjoka |
| Atësia: | Aleks |
| Vendlindja: | Pepel, Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti dhe agjitacion e propagandë“ |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4, Gjykata e Lartë, 30 shtator 1964 |
Lindi më 1916, në Pepel, Gjirokastër. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej prillit 1946 deri më prill të 1950. Arrestuar më 26 qershor 1963. Më 30 shtator 1964, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhëti dhe agjitacion e propagandë“, me 20 vjet burg dhe konfiskim pasurie.
