Mihal Ballkameni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mihal Ballkameni |
Vendlindja: | Ballkamen, Follorinë |
Datëlindja: | 9/3/1891 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1944 |
Luftëtar i çetës së Spiro Ballkamenit, mësues, publicist.Lindi më 9 mars të vitit 1891, në fshatin Ballkamen pranë Follorinës, në Vilajetin e Manastirit. Hapi shkollën e parë shqipe në Pogradec. Për shumë vite shërbeu si drejtor i arsimit në këtë qytet. Në vitet ’30-të ishte përfaqësues i gazetës «Shqipëria e re». U arrestua në nëntor të vitit 1944. Më 10 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N.Ç. të Nënprefekturës Qendër Korçë vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajt-shme. Vdiq nën tortura më 1948 në burgun e Burrelit dhe varri nuk i dihet as sot e kësaj dite.
Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 42, 22 maj 1946, fq. 1