Miço Garuli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Miço Garuli |
Atësia: | Mihal |
Vendlindja: | Zhej, Gjirokastër |
Vendbanimi: | Tiranë1 |
Datëlindja: | 1895 |
Dhimitër (Miço) Garuli u lind në fshatin Zhej të Gjirokastrës, në vitin 1895. Më 25 qershor 1962, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luatjshme e të paluajtshme (pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Sipas dëshmisë për kujto.al të gazetarit Robert Papa që Miço Garulin e ka pasur dajën e nënës, Miço Garuli ka ndërruar jetë në burgun e Burrelit.
Vëllai i tij, Jani Garuli u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua në vitin 1962.
Burimi: Aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 149, 152