| Mhilli Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mhilli Marku |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Qelëz, Pukë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/6/1949 |
| Fundi i Internimit: | 10/12/1949 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Qelëz të Pukës, më 5 prill 1939. U internua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethin e Tepelenës, prej 15 qershorit 1949 deri më 10 dhjetor të po atij vitit, si dhe prej 6 majit 1950 deri më 2 dhjetor 1950. I dogjën shtëpinë me gjithë pasurinë. I ati qe i dënuar me burgim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 225
