Lindi më 29 prill të vitit 1954, në Elbasan. Më 14 dhjetor të vitit 1978, Gjykata
e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër  pushtetit popullor" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga  Gjykata e Lartë. U lirua më 28 tetor 1982. U arrestua sërish një vit më vonë, dhe më 3  gusht 1983, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaron fajtor për "tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e së  drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 45
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.