| Meshan Çiniu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Meshan Çiniu |
| Atësia: | Hajro |
| Vendlindja: | Delvinë |
| Datëlindja: | 15/7/1928 |
| Datë Vdekja: | 20/1/2017 |
| Vënd Vdekja: | Toronto, Kanada |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/12/1952 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Hetuesi: | Sotir Xharo |
| Prokurori: | Simo Dhami |
| Vendimi: | nr.48 |
| Data e Vendimit: | 30/3/1953 |
| Gjykatësi: | Prrenjo Myftari |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Durrësit |
| Data e Lirimit: | 22/10/1963 |
Lindi më 18 korrik të vitit 1928, në Delvinë. U arrestua më 1952. I kishin arrestuar më parë të fejuarin, Selman Ndreu, i biri i Cen Elezit, me të cilin Meshani nuk u nda.
Më 30 mars 1953, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtore për «krimet: tradhëti ndaj atdheut; agjitacion e propagandë dhe moskallëzim të krimit të tradhëtisë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962 iu falën 2 vjet nga dënimi.
Në vitin 1991, u largua për në Greqi dhe pas 2 vitesh shkoi në Kanada, ku ndërroi jetë më 20 janar 2017, në moshën 88-vjeçare.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 384; Tomor Aliko, Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist, Tiranë, 2007, f. 264.
