| Merita Sokoli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Merita Sokoli |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/5/1947 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
Soprano. Studioi në Romë, në Akademinë Santa Cecilia. U kthye në Shqipëri ku interpretoi në disa skena operistike si soprano dhe në filmin e parë me metrazh të shkurtër "Takim në liqen". Arrestohet bashkë me të fejuarin, në vitin 1947 për bashkëpunim me misionin anglez dhe të huajt e UNRRA-s dhe që kishte folur kundër pushtetit popullor. Nuk pranoi asnjë akuzë përveçse kishte folur kundër pushtetit. Dënohet me 5 vjet burg kur ishte 23 vjeçe. Në atë kohë, edhe i vëllai ishte i arrestuar. Pas dënimit, u ndalua transmetimi i të gjitha materialeve muzikore me zërin e saj.
Pas lirimit, internohet bashkë me bashkëshortin Tika Tezha në Kavajë duke mos mundur kurrë më t'i kthehej profesionit të sopranos.
