| Memin Meminaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Memin Meminaj |
| Atësia: | Idriz |
| Vendlindja: | Trevllazër |
| Vendbanimi: | Trevllazër |
| Datëlindja: | 1895 |
| Datë Vdekja: | 1955 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në Trevllazër, në vitin 1895. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 30 prill 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes prej tij të dënimit për motive politike nga data 15 dhjetor 1952 deri më 16 qershor 1955, kur edhe vdiq në burg.
Sipas familjes, ai u dënua me burg sepse i biri u arratis nga ushtria për të shkuar në SHBA.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 282
