| Milaim Pira | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Milaim Pira |
| Atësia: | Zyber |
| Vendlindja: | Kishavec, Dibër |
| Vendbanimi: | Kishavec, Dibër |
| Datëlindja: | 1959 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/5/1986 |
| Vendimi: | nr. 70 |
| Data e Vendimit: | 26/8/1986 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Dibër |
| Data e Lirimit: | 10/1/1991 |
Milaim Zyber Pira, i vitlindjes 1959, lindur e banues në Kishavec, me origjinë fshatar i mesëm, bujk në kooperativën bujqësore të Hoçishtit, tentoi të arratisej, por u arrestua më 1.5.1986. Kushëriri i tij vdiq. U akuzua në bazë të neneve 47/gj e 11/2 e 13 të Kodit Penal.
I ati ishte dënuar në vitin 1981, për tradhti ndaj atdheut, me 18 vite burg.
U dënua me 15 vjet heqje lirie dhe 5 vjet heqje të së drejtës zgjedhore.
U lirua nga reparti nr.321 Burrel, më 10 janar 1991, me dekretin nr. 7444, datë 5.1.1991, të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
