Lindi më 1910, në Vlorë. Më 3 gusht 1945, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi "krminel lufte dhe armik të popullit, sepse mbas vrasjes së vëllait ka hyrë në radhët e Ballit Kombëtar" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale.
Ndërroi jetë në burgun e Spaçit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 43-44