| Mehmet Hurshiti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mehmet Hurshiti |
| Atësia: | Javer |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1907 |
| Datë Vdekja: | 21/2/1980 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/1945 |
| Akuza: | «bashkëpunim me okupatorin e ka pas lidhje me prefektin Qazim Mulleti» |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | nr. 110 |
| Data e Vendimit: | 23/6/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
| Data e Lirimit: | 1955 |
Lindi më 1906 ose 1907, në Gjirokastër. I biri i Javer Hurshitit, politikan i njohur që nga vitet '20 deri në vitin 1943. Kreu Liceun francez të Korces. U kthye në qytetin e Gjirokastrës ku punoi për pak kohë si sekretar bashkie. U vendos më vonë në Tiranë. Fitoi të drejtën e studimeve universitare për Shkenca Politike në Itali, por u kthye pa i përfunduar. Pas një konkursi, nisi punë në Prefekturën e Durrësit dhe më pas, u transferua në Tiranë si nënprefekt në kohën kur prefekt ishte Qazim Mulleti.
Arrestuar nga Divizioni i Mbrojtjes Popullit, bashkë me të atin, në fillim të janarit 1945. Babai i tij, Javer Hurshiti u gjykua në Gjyqin Special dhe u dënua me pushkatim.
Më 23 qershor 1945, me vendim nr. 110, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi Mehmetin për «bashkëpunim me okupatorin e ka pas lidhje me prefektin Qazim Mulleti», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbje e të drejtës elektorale. Familja u internua pas arrestimit të tij duke jetuar në Shijak dhe më pas, një pjesë na kampin e Kamzës dhe pjesa tjetër në kampin e Tepelenës. Në vitin 1954, ata u vendosën në Lushnjë, ku jetonin në një barakë ku jetoi edhe Mehmeti pas daljes nga burgu, deri në fund të jetës.
