| Mehmet Bregu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mehmet Bregu |
| Atësia: | Qani |
| Vendlindja: | Siqesa, Mallakastër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1947 |
| Akuza: | Tradhti ndaj atdheut |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1967 |
| Data e Vendimit: | 22/11/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Vlorë |
I shpallur kulak. Ishte dënuar në 1947 për tradhti ndaj atdheut. Në vitin 1967, në fazën e dytë të goditjes së kulakëve u arrestua sërish. Ishte një nga sipërmarrësit privatë të sektorit të ndërtimit i kontraktuar nga shteti për ndërtimin e objekteve bujqësore. Me qëllimin për t'i dënuar, ndaj tyre u sajuan akuza. Më 22 nëntor 1967, në Gjykatën e Vlorës u zhvillua gjyqi kundër tij dhe grupit të kulakëve sipërmarrës. Mehmeti nuk i pranoi akuzat.
Gjykata vendosi dënim me vdekje, varje në litar, konfiskim pasurie, humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku, finacim i KAS Albania
