| Mehmet Beshiri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mehmet Beshiri |
| Atësia: | Ali |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1911 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 3/7/1946 |
Nacionalist i njohur, pjesëmarrës aktiv i grupimit opozitar Koalicioni Demokratik, me grupin monarkist. U lind në Tiranë. Ekzistojnë dy vitlindje në burime të ndryshme: 1904 dhe 1911. Kreu shkollën tregtare në Austri. Ish-nëpunës. U dënua me vdekje, pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik të vitit 1946, bashkë me Xhahit Kokën, Qenan Dibrën, Telat Drinin, Mahmut Mënikun, Sami Qeribashin, Shaban Ballën dhe Ali Kavajën. Më 11 nëntor të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tiranës, urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme.
Burimi: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, V, f. 101; Gazeta Zyrtare, nr. 7, 31 kallnor 1947, f. 3.
