| Mehmet Abazi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mehmet Abazi |
| Atësia: | Shahin |
| Vendlindja: | Tatzat, Delvinë |
| Vendbanimi: | Delvinë |
| Datëlindja: | 19/5/1891 |
| Datë Vdekja: | 16/3/1947 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/9/1945 |
| Akuza: | «Kriminel lufte° |
| Vendimi: | 21 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Delvinës |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Vendimi: | Nr. 291 |
| Data Ekzekutimit: | 16/3/1947 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 291, datë 25. 9. 1945. |
Lindi më 19 maj të vitit 1891, në fshatin Tatzat të Delvinës. U arrestua më 1945, dhe më 21 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Delvinës e deklaroi fajtor "si kriminel lufte: Është hedhur vullnetarisht në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë me armë në të gjitha operacionet e kryera prej gjermano-ballistëve etj." Dhe për këto arsye, e dënoi "me vdekje, me humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme dhe të paluajtshme". Dënimi me vdekje u aprovua edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 291, datë 25. 9. 1945. U ekzekutua më 16 prill 1947.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 58, 59.
