Funksionar i lartë në admistratën e Perandorisë Osmane (1874-1963). Pas krijimit të shtetit shqiptar u kthye në atdhe dhe pati detyra të rëndësishme. Ministër në qeverinë e Durrësit (1918), deputet në parlamentin e parë shqiptar (1921-1923) , ministër në kohën e mbretërisë dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Lidhjene Kombeve (1934,1937), kryeministër (1935-1936) me një program reformash liberale. Kundërshtoi pushtimin fashist (1939) dhe u internua nga fashistët në Itali. Kryetar i Regjencës në kohën e pushtimit gjerman (1943-1944). Antikomunist i vendosur. Në përfundim të luftës u largua nga Shqipëria në emigracion. U dënua nga qeveria komuniste e E. Hoxhës me vdekje (në mungesë).Ka shkruar një varg studimesh me karakter historik, social dhe politik, ndër to: Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, “Probleme shqiptare’ etj. Më 17 shtator 1946, me vendimin nr. 285, Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës së Përmetit urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të të dënuarit Mehdi Frashëri nga Frashëri i Përmetit , si “sabotator i Pushtetit dhe armik i Popullit”, siç përshkruhet në origjinalin e vendimit».
Burimi: U. Butka, Gjeniu i Kombit, 2000 dhe Lufta civile, Tiranë 2006; Mehdi Frashëri, Probleme Shqiptare, Plejad 2006; Gazeta Zyrtare, 22 shkurt 1947, f. 4.