| Mefail Sahitaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mefail Sahitaj |
| Atësia: | Vahit |
| Vendlindja: | Lladomericë, Dibër |
| Datëlindja: | 1938 |
| Datë Vdekja: | 2016 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/5/1965 |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.10 |
| Data e Vendimit: | 26/7/1965 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 24/8/1967 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.13 |
| Data e Vendimit: | 11/9/1967 |
| Data e Lirimit: | 9/6/1985 |
U dënua tri herë për arratisje. Dy nga këto, arratisja ishte e suksesshme, por Mefailin e kthyen jugosllavët.
Herën e parë u arrestua më 21.5.1965, pasi e kthyen jugosllavët në Qafë-Thanë. E dënuan me 18 vjet burgim, duke e akuzuar se kishte dhënë informata.
Ishte duke kryer dënimin në burgun e Elbasanit, kur tentoi të arratisej përmes një tuneli, por u zbuluan. U dënua me 25 vjet burg.
Herën e tretë, pasi kishte dalë nga burgu, u arratis sërish, por jugosllavët e kthyen. U dënua me 25 vjet burg.
U lirua më 10.1.1991 nga burgu i Burrelit.
