Medi Muhadri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Medi Muhadri |
Vendlindja: | Kukës |
Datëlindja: | 1912 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 60 |
Data e Vendimit: | 16/3/1954 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1912, në Dobrunë të Kukësit. Me vendim nr. 60, datë 16 mars 1954, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e 1 lope, 5 dhive dhe 5 dhenve, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 3 shtator të vitit 1954.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 390