| Medi Dosti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Medi Dosti |
| Vendlindja: | Gostivisht, Kolonjë |
| Datëlindja: | 1917 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ballist" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 12/07/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 11/09/1970 |
| Akuza: | “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor“ |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 26/11/1970 |
| Gjykata: | Gjykata e Kolonjës |
Lindi në fshatin Gostivisht të Kolonjës, në vitin 1917. Më 12 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si "ballist", me tre vjet burg dhe heqjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 11 shtator 1970 dhe më 26 nëntor të po atij viti, Gjykata e Kolonjës e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dënim i kombinuar. Vdiq në burg.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 281
